Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit nga institucionet e artit dhe trashëgimisë, apo çdo subjekti të interesuar për shfrytëzimin e ambienteve në administrim të tyre apo Ministrisësë Kulturës, me qëllim përcaktimin dhe vënien në funksionim të një hapësire për tregtimin e suvenireve dhe botimeve. Hapësira e dedikuar për Këndin "SAL" nuk mund te jete me shume se 200m2.
Baza ligjore:
- Udhëzim Nr.3067 datë 14.06.2016 Për përcaktimin e rregullave për krijimin dhe funksionimin e këndeve (souvenir, art & libra – “sal”) për tregtimin e suvenireve dhe botimeve pranë mjediseve në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë (në rastin e subjekteve) |
1. Plan-vendndodhje të këndit “SAL”, planimetri të gjendjes ekzistuese dhe të propozuar, prerje, detaje, mobilimi, projekti teknik i ndërhyrjes, kosto financiare e ndërhyrjes (preventivi) |
2. Marrje mendim / miratim paraprakisht sipas rastit nga: IKTK, DRTK, ZAKPA, Muze, Biblioteka Kombëtare |
2. Plani i biznesit për të paktën 5 vjet |
3. Shqyrtim / miratim nga këshillat kombëtarë vendimmarrës sipas rastit nga: KKTKM, KKMPK, KKM |
3. Planin e mirëmbajtjes së këndit/hapësirës |
4. Vërtetim mbi kryerjen e procedurave të regjistrimit për pasuritë kulturore nga IKRTK |
4. Kartelë e secilit produkt te propozuar për tregtim ne këndin SAL shoqëruar me foto dhe çmim
|
|
5. Tre (3) referenca në lidhje me aktivitetin e tyre të lëshuar nga bashkëpunëtorë apo supervizorë të veprimtarisë ekonomike pararendëse të subjektit
|
|
6. Kontratat e bashkëpunimit apo marrëveshjet kuadër me subjekte të tjera të nevojshme në mbarëvajtjen e qendrës dhe promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të fushës së përgjegjësisë së MK-së |
|
7. Autorizim për përfaqesuesin |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ushtrim aktiviteti në këndet SAL”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Sqarim: Në varësi të specifikës së kërkesës Ministria e kulturës rezervon të drejtën për të kërkuar informacione shtesë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë (2 muaj)
Periudha e vlefshmërisëNë varësi të kontratës që do të lidhet mes palëve
KostotNë varësi të kontratës që do të lidhet mes palëve
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al