Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për projekt-propozime kulturora të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 1 mars - 5 dhjetor të vitit 2021.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
Dokumentet e kërkuara për Individët |
Dokumentet e kërkuara për Individët |
|
1. CV-të/ Portofol individual të veprimtarisë |
Dokumentet e Kërkuara për subjektet |
Dokumentet e Kërkuara për subjektet |
1. Kopje e dokumentit të regjistrimit në organin tatimor (NIPT) |
1. Kopje e Statutit/Vendimit të Gjykatës të organizatës (varianti më i fundit) |
2. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave që organizata nuk ka detyrime të pashlyera për sa i përket kontributeve për sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe tatim-taksat
|
2. CV (portofol të veprimtarisë) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për projekte me thirrje në Ministrinë e Kulturës”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al