LinkButtonLinkButton

Aplikim për Dublikatë Çertifikate DDA

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për Dublikatë Çertifikate DDA
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisjen me duplikatë të certifikatës për të drejtën e autorit. Baza ligjore: - Vendimit Nr.33 Dt 18/01/2017 “Për miratimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit”; - Ligji 35/2016 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to".

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Mandat pagesa sipas VKM-së Nr.33 Dt 18/01/2017 “Për miratimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit”. (shkarkoni faturën).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Dublikatë Çertifikate DDA”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet aplikimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Certifikata e të drejtës së autorit është një akt administrativ me karakter të përhershem dhe ka efekt ligjor derisa me vendim gjyqësor të provohet e kundërta. Ndërsa certifikata e kalimit të të drejtave është e vlefshme sipas parashikimeve të përcaktuara në kontratë nga palët.

Kostot
300 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin