LinkButtonLinkButton

Aplikim për hetim administrativ në fushën e të drejtës së autorit

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për hetim administrativ në fushën e të drejtës së autorit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për hetim administrativ në fushën e të drejtës së autorit
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për Hetim Administrativ, që është një ankim administrativ i cili ushtrohet nga autori ose mbajtesi i te drejtes me objekt cenimin e te drejtave te tij pasurore ose morale. DDA-ja nis procedimin duke hetuar, duke mbajtur seanca degjimore, duke mbajtur procesverbal, duke thirrur ekespertizen (sipas rastit) ne institucione te tjera etj. Procedura mbyllet me nje vendim nga DDA ne te cilin konstatohet apo jo cenimi i te drejtes se autorit. Ky vendim është me pas i ankimueshëm ne GJASHP. Baza ligjore: - Ligji 35/2016 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to"; - Të gjitha aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji; - Kodi i Procedurës administrative, etj, Sipas rastit dhe fushës, në ndihmë për të zbardhur një vendim të drejtë zbatohet edhe ligji special.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Ekspertiza institucionale të ndryshme 1. Çdo lloj prove që mbështet pretendimet e kërkesës për hetimin administrativ
2. Certifikata e të drejtës së autorit 2. Mandat pagesa sipas VKM Nr.33 Dt 18/01/2017 “Për miratimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit” (shkarkoni faturën).
3. ID e individit që nis hetimin administrativ (ose në cilësinë e të autorizuarit nëse është subjekt)
4. Autorizim për përfaqesuesin
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për hetim administrativ në fushën e të drejtës së autorit”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë; - Hetimi administrativ nis me thirrjen për seancën dëgjimore në të cilën u jepet mundësia dyja palëve ( Ankimuesit dhe te ankimuarit) të paraqesin pretendimet e tyre si dhe provat. Sipas rastit, administrata vendos një tjetër seancë dëgjimore në të cilën palët mund të sjellin prova të reja apo në rast se kërkohet ekspertiza e një institucioni tjetër mbi kategorinë veprës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Sipas Kodit të procedurës administrative , afati për përfundimin e një procedimi administrativ është 90 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Vendimi i nxjerrë nga Ministria e Kulturës mbi një hetim administrativ është i vlefshëm deri në rast se Gjykata administrative e shkallës së parë ndryshon vendimin.

Kostot
10.000 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin