"Aplikim për vërtetim penaliteti (dënim me gjobë) në IKMT për subjektet kundravajtës" është një shërbim elektronik që i mundëson subjekteve të aplikojnë online për t'u pajisur me vërtetim lëshuar nga institucioni që tregon se
subjekti aplikues nuk është debitor pranë IKMT-së.
Baza ligjore:
- Ligji 9780 date 16.07.2007
- Urdhri i Kryeministrit Nr. 153 date 25.11.2019
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës:
- Licenca e shoqërisë e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës;
- Ekstrakti historik i subjektit.
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për vërtetim penaliteti (dënim me gjobë) në IKMT për subjektet kundravajtës";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga specialistët e IKMT;
- Pas përgatitjes së vërtetimit ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisë3 muaj
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al