Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë Individuale për kryerjen e transferimeve të mallrave ushtarake.
Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, kjo licensë lëshohet nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për lëvizjen e mallrave të kontrolluara jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, për t’u kthyer më vonë në të njëjtin territor.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Kopje të noterizuara të kontratës apo urdhër porosisë;
- Kopje të faturës së mallit, (proforma invoice), të nënshkruar nga një përfaqësues i shoqërisë;
- Mënyra e transportit, shoqëruar me dokumentacionin përkatës;
- Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit/transship, dhe vendin e origjinës së mallit;
- Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetës (nëse ka) mbi adresën, përfaqësuesin ligjor;
- Deklaratë e firmës partnere të huaj për përdorimin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit;
- Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE;
- Mandat pagesa.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë individuale për eksport të përkohshëm të mallrave ushtarake (panaire/ekspozita/reklama/teste/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtje/dhe qëllime të tjera të ngjashme)”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit45 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 Vit
Kostot3000 lekë (
shkarkoni faturën këtu).
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al