LinkButtonLinkButton

Aplikim për licencë individuale për eksport të përkohshem të mallrave me përdorim të dyfishtë (panaire/ ekspozita/reklama/teste/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtje/ dhe qellime të tjera të ngjashme)

Kontaktet
Tel:  +355 42 235 975
E-mail:  info_akshe@mod.gov.al
Adresa:  Blloku i Ambasadave, Rruga "Skënderbej", Pallati 4, Kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për licencë individuale për eksport të përkohshem të mallrave me përdorim të dyfishtë (panaire/ ekspozita/reklama/teste/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtje/ dhe qellime të tjera të ngjashme)
Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë Individuale për Eksport për kryerjen e transferimeve ndërkombëtare të mallrave me përdorim të dyfishtë. Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, “Licencë individuale” është licenca lëshuar nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve një personi juridik apo fizik, për të kryer një ose disa transferime ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara drejt një përdoruesi apo marrësi përfundimtar dhe përfshin një apo më shumë mallra të kontrolluara.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Kopje e noterizuar e kontratës apo urdhër pagesë - Kopje e faturës së mallit (proforma invoice), e nënshkruar nga një përfaqësues i shoqërisë - Mënyra e transportit, shoqëruar me dokumentacionin përkatës - Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit/transship dhe vendin e origjinës së mallit - Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetëse, mbi adresën, përfaqësuesin ligjor - Deklarata e firmës partnere të huaj për përdorimin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit - Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE - Mandatpagesa

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë individuale për eksport të përkohshem të mallrave me përdorim të dyfishtë (panaire/ ekspozita/reklama/teste/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtje/ dhe qellime të tjera të ngjashme)”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
3000 lekë (shkarkoni faturën këtu).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin