LinkButtonLinkButton

Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit

Kontaktet
E-mail:  AKAPTirane@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga:"Aleksandër Moisiu". përballe IKV, Tiranë Tirane

Video udhëzuese
Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit
Shërbimi elektronik "Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit" u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njëvlershmërinë e dëftesave të nxënësve të klasës I-XII të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit . Në këtë shërbim mund të aplikojnë për njehsimin e dëftesës, prindi i tij ose kujdestari ligjor, në të gjitha rastet kur nxënësi kthehet nga jashtë vendit në fillim ose në mes të vitit shkollor.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumenti i vijueshmërisë së klasës e përkthyer, noterizuar dhe vula apostile e shtetit nga vjen; - Fotokopje e pasaportës dhe vulës hyrëse që pasqyron datën e rikthimit në atdhe të nxënësit.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Prindi dhe /ose kujdestari ligjor plotëson të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar; - Klikoni butonin "Dërgo"; - Personi përgjegjës në ZVAP, kryen njehsimin e dëftesës së klasës sipas përcaktimeve të udhëzimit të MASR nr. 30, datë 29.12.2017 “ Për disa ndryshime në udhëzimin nr.44, datë 21.08.2013 “ Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të njëvlershmërisë së dëftesave dhe diplomave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit”. ZVAP njofton zyrtarisht drejtorin e shkollës për klasën ku nxënësi do të regjistrohet dhe për vlerësimet e konvertuara. - Dokumenti i vulosur dërgohet në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Procedurat për njësimin e dëftesave, certifikatave kur dokumentacioni i kërkuar është i plotë, zgjasin deri në 10 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin