Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshimin e të dhënave të institucionit arsimor parauniversitar privat në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj" u vjen në ndihmë subjekteve të regjistruara, pas miratimit të hapjes së institucionit arsimor privat të arsimit parauniversitar, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj.
Subjekti, pas miratimit të hapjes së institucionit arsimor privat të arsimit parauniversitar, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, jo më vonë se 3 (tre) muaj para fillimit të vitit shkollor, aplikon sipas shtojcës nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Subjekti, plotëson dhe ngarkon dokumentacionin përkatës, sipas rubrikave të shtojcës nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
a) Aplikim për ndryshimin e planit mësimor
1. Struktura e vitit shkollor
2. Plani mësimor ekzistues
3. Plani mësimor i ndryshuar
b) Aplikim për ndryshimin e vendndodhjes apo infrastrukturës së godinës
1. Vendndodhja e re institucionit shoqëruar me relacionin nga eksperti i licencuar
2. Relacion nga eksperti i licencuar për përmbushjen e standardeve të infrastrukturës të godinës së re ku do të zhvillohet veprimtaria mësimore apo ekzistuese kur ndryshohen aspektet të infrastrukturës, shoqëruar me aktet higjieno sanitare dhe mbrojtjes nga zjarri, planimetrinë e objektit, si dhe kopjen e noterizuar të licencës së ekspertit
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për ndryshimin e të dhënave të institucionit arsimor parauniversitar privat në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin;
- Pas shqyrtimit të dokumentacionit, ministria përgjegjëse për arsimin njofton subjektin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, për:
a) plotësime ose ndryshime të tjera të mundshme në dokumentacion;
b) miratimin e plotësimeve ose të ndryshimeve të mësipërme;
c) ndjekjen e procedurave të mbylljes, sipas pikës 3, të kreut VI, të këtij vendimi.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitProcedurat për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimit të subjektit për ndryshimin e të dhënave të institucionit të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, përfundojnë brenda 30 ditëve.
Periudha e vlefshmërisëAkti i ministrit për miratimin e plotësimeve ose të ndryshimeve është i vlefshëm për një afat të papërcaktuar dhe vetëm për subjektin, i cili ka aplikuar.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al