LinkButtonLinkButton

Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)

Kontaktet
E-mail:  AKAPTirane@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga:"Aleksandër Moisiu". përballe IKV, Tiranë Tirane
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)
Shërbimi elektronik "Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale" u vjen në ndihmë kandidatëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në një nga institucionet arsimore të arsimit parauniversitar. Kanë të drejtë të regjistrohen për të zhvilluar praktikën profesionale të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet dhe zotërojnë një diplomë konform përcaktimeve të nenit 57 të Ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe Ligjit nr.10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Aplikimet për zhvillimin e praktikave profesionale për periudhën e dytë do të jenë aktive nga data 02.12.2024 deri më datë 13.12.2024, ora 23:59. Kandidatët regjistrohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar që i përket vendbanimit të tyre. Vendbanimi dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i ZVAP-së. ZVAP mund të pranojnë kandidatë edhe nga ZVAP e tjera vetëm në ato raste kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit nuk zhvillohet në shkollat në varësi të ZVAP që i përket vendbanimi i kandidatit. Regjistrimi për kryerjen e praktikës profesionale fillon pas daljes së shkresës nga MASR, “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për çdo vit të ri shkollor”, shkresë e cila publikohet në faqen zyrtare të çdo ZVAP dhe institucioni që ka detyrë funksionale organizimin dhe administrimin e procesit të praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesi. Kandidati bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. Baza ligjore: - Neni 57 i ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë, I ndryshuar; - Ligji Nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetimi nga prokuroria që aplikanti nuk është në ndjekje penale 1. CV e aplikantit
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të pare (Bachelor)
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe/ose “Master profesional” në mësues
4. Raporti mjeko-ligjor
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës. Shënim: Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga fakulteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim (si dhe njohjen e gjuhës së huaj), në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Aplikanti plotëson të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar; - Klikoni butonin “Dërgo”; - Personi përgjegjës ne ZVAP bën shqyrtimin e aplikimit; - Aplikanti njoftohet me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Periudha e aplikimeve për fazën e dytë të shërbimit për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues) ka përfunduar!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin