Shërbimi elektronik" Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (studentë të detarisë " i vjen në ndihmë studentëve të Degës Navigacion Detar të aplikojnë online për t'u regjistruar dhe pajisur me pasaportë lundrimi për kryerjen e praktikës në anije. Studentët e Degës Navigacion Detar, në vitin e fundit kryejnë praktikën në anije si kadet. Për imbarkimin në anije duhet të pajisen me Pasaporte Detari.
Pajisja me pasaportë lundrimi bëhet për studentët e detarisë, të cilët në të ardhmen synojnë për ngritje kategorie nga kadet në oficer
Baza ligjore:
Kodi Detar Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 106 “Administrimi i amezes se Detarit”, Ligji 10109 “Per Administraten Detare te Republikes se Shqiperise” Neni 14, pika g.
Dokumentacioni i nevojshëm
| Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
| 1. Certifikatë shëndetësore nga Qendra Shëndetësore Portual
|
1. Mandatpagesa për regjistrim dhe pajisja me pasaportë detare
|
|
2. Kërkesë nga Rektor / Dekani Universitetit |
|
3. Raporti aftësisë për punë |
|
4. Dokument për analizën e grupit të gjakut (origjinale) |
|
5. Deklaratë mbi aftësinë për të notuar dhe vozitur
|
|
6. Fotografi (4x5 cm për dokument) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (studentë të detarisë)";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Pas mbërritjes së aplikimit bëhet verifikimi i dokumentacionit nga sektori përkatës;
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.24 0re
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat, me zgjatje vjetore në bazë të raportit mjekësor
Kostot5750 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al