Shërbimi elektronik "Aplikim për çregjistrim anije / mjeti lundrues" i mundëson qytetarëve dhe subjekteve të aplikojnë online për çregjistrimi nga regjistri i mjeteve lundruese.
Baza ligjore;
- Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”,
Ligji 10109 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” Neni 12
- VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”.
-Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020.
-Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Informacion i Kapitenit Portit mbi ngjarjen / incidentin ku është përfshirë anija / mjeti lundrues. |
1. Mandatpagesa + faturën për Ç regjistrimin e një anije / mjeti lundrues. |
|
2. Vetëdeklarim që mjeti lundrues është i lirë nga detyrimet
ndaj një pale të tretë. |
|
3. Deklaratë e pronarit mbi arsyen e çregjistrimit. |
|
4. Kontrat noteriale e shitjes kur mjeti shitet jashtë vendit. |
|
5. Akt-Marveshje për demolimin (Pronari anijes –
-Subjekt që demolon) |
|
6. Çertifikata e Regjistrimi / Leja e Lundrimit origjinal |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për çregjistrim anije / mjeti lundrues";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo”
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellur me poste dokumentat origjinale.
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Aplikanti nise me poste dokumenta orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare DPD
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotÇregjistrim mjeti detar pa motor 500 lekë
(shkarko faturën), Çregjistrim mjeti detar me motor me aftësi lundrimi deri në 6 milje 2000 lekë
(shkarko faturën) , Çregjistrim mjeti detar me motor me aftësi lundrimi mbi 6 milje 5000 lekë
(shkarko faturën)Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al