LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Autoriparimet

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Autoriparimet
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Autoriparimet
Pajisja me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Autoriparimet i mundëson aplikantit, të punojë si Drejtues Teknik pranë një servisi për riparimin e mjeteve motorike. Çdo servis që merret me auto riparimet e mjeteve duhet të ketë një drejtues teknik ne baze te Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen , depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”, si dhe Udhëzimet e Ministrit: • Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: Me arsim të lartë/ inxhinier mekanik - Kopje e noterizuar e Diplomës; - Raport mjeko ligjor me tre vula; - CV; - Fotografi; - Mandatpagesa. Me arsim të mesëm / teknik mekanik i mesëm - Fotografi; - CV - Raport mjeko ligjor me tre vula; - Eksperiencë pune 5 vjeçare në fushën e autoriparimeve; - Kopje e noterizuar e dëftesës së pjekurisë; - Mandatpagesa.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Autoriparimet"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Autorizimi firmoset dhe vuloset nga Drejtoria Rajonale, më pas niset në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ku siglohet dhe sekretohet. Dosja i kalon Drejtorise së Kualifikimeve profesionale e cila kontakton kandidatin për trajnim dhe testim. - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
40 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Afati kohor maksimal i peërcaktuar në aktet nën ligjore është 1 vit nga data e aplikimit.

Kostot
- 500 lek pajisje me autorizim;
- 400 lek/ora trajnimit(33 orë X400 lek= 13200 lek);
- 3600 pajisja me DAP;
- 600 lek riprovimi

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin