LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Shitblerje Ndërmjetësim

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Shitblerje Ndërmjetësim
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Shitblerje Ndërmjetësim
Pajisja me Dëshmi Aftësie Profesionale Dap Për Shitblerje Ndërmjetsim i mundëson aplikantit, të punojë si Drejtues Teknik pranë subjekteve Koncesionare. Çdo koncensionar që merret me shitjen e mjeteve te autorizuara nga prodhuesi duhet të ketë një drejtues teknik ne baze te Ligjit 9573, datë 03.07.2006 “Për Autoriparimin, Shitblerjen, Depozitimin e Mjeteve Rrugore me Motor të Rimorkiove dhe Pjesëve të tyre të Dala Jashtë Përdorimit ose të Braktisura dhe për Veprimtaritë që Lidhen me to”. Baza ligjore: • Udhëzimi Nr.1545, datë 29.03.2016 “shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove, të reja ose të përdorura, të autorizuara nga prodhuesi

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: Me arsim të lartë - Kopje e noterizuar e Diplomës; - Raporti mjeko ligjor me tre vula; - Fotografi; - CV; - Mandatpagesa. Me arsim të mesëm/ teknik mekanik i mesëm: - CV; - Libreze pune ku është e shënuar eksperienca 5 vjeçare; - Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së pjekurisë; - Raporti mjeko ligjor me tre vula; - Fotografi; - Mandatpagesa.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP për Shitblerje Ndërmjetësim"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Autorizimi firmoset dhe vuloset nga Drejtoria Rajonale, më pas niset në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ku siglohet dhe sekretohet. Dosja i kalon Drejtorise së Kualifikimeve profesionale e cila kontakton kandidatin për trajnim dhe testim. - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
40 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Afati kohor maksimal i peërcaktuar në aktet nën ligjore është 1 vit nga data e aplikimit.

Kostot
- 500 lek pajisje me autorizim;
- 400 lek/ora trajnimit (42 orë X400 lek= 16800 lek);
- 3600 pajisja me DAP;
- 600 lek riprovimi

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin