Shërbimi "Pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për Mjete Jashtë Norme DAPMJN" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me Dëshmi DAPMJN në mënyre që të punësohet pranë subjeketeve që merren me transportin e mjeteve jashtë norme.
Baza ligjore:
Udhëzimi Nr.4447 datë 23.09.2003, “Për shoqërimin teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve në kushte jo normale”.”
Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kërkesave për shërbimin e shoqërimit teknik në procesin e kryerjes së transporteve në kushte jonormale me mjete jashtë norme.
Shoqërimi teknik kryhet nga subjekte të autorizuara për këtë shërbim ose të shoqëruara nga Policia Rrugore.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Leje drejtimi kategoria B
|
1. Dëftesa e pjekurisë
2. Raport mjeko ligjor me tre vula
3. Fotografi
4. Mandatpagesa
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për Mjete Jashtë Norme DAPMJN";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Autorizimi firmoset dhe vuloset nga Drejtoria Rajonale, më pas niset në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ku siglohet dhe sekretohet. Dosja i kalon Drejtorise së Kualifikimeve profesionale e cila kontakton kandidatin për trajnim dhe testim.
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëAfati kohor maksimal i përcaktuar në aktet nën ligjore është 3 muaj nga data e aplikimit
Kostot- 500 lek pajisje me autorizim;
- 400 lek/ora trajnimit(14 orë X 400 lek= 5600 lek);
- 3600 pajisja me DAP;
- 600 lek riprovimi
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al