Vërtetimi i Aftësisë Profesionale VAP i jepet Titullarit të Agjencisë që merret me praktikat e qarkullimit rrugor.
Leja për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë, lëshohet në emër të subjektit, titullari i të cilit duhet të ketë aftësitë profesionale, sipas neneve 23 e 29 të Ligjit 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”;
• Udhëzimi Nr.1547 datë 29.03.2016 “Agjensitë që Trajtojnë Praktikat e Qarkullimit të Mjeteve Rrugore me Motot dhe/ ose të Rimorkiove”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma (inxhiner mekanik );
- Raport mjeko ligjor me tre vula;
- Jetëshkrim i aplikantit;
- Fotografi;
- Mandatpagesa.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar/ biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Vërtetim Aftësie Profesionale VAP të Titullarit të Agjencisë";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Autorizimi firmoset dhe vuloset nga Drejtoria Rajonale, më pas niset në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ku siglohet dhe sekretohet. Dosja i kalon Drejtorise së Kualifikimeve profesionale e cila kontakton kandidatin për trajnim dhe testim.
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit40 ditë
Periudha e vlefshmërisëAfati kohor maksimal i peërcaktuar në aktet nën ligjore është 1 vit nga data e aplikimit.
Kostot- 500 lek pajisje me autorizim;
- 400 lek/ora trajnimit(30 orë X400 lek) = 12000 lek;
- 3600 pajisja me VAP;
- 600 lek riprovimi
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al