Shërbimi"Rinovim i Dëshmi Aftësie Profesionale për Mjete Jashtë Norme DAPMJN" i mundëson qytetarëve te aplikojnë online për rinovimin e DAPMJN pas mbarimit të afatit të vlefshmerisë.
Dëshmi Aftësie Profesionale për Mjete Jashtë Norme DAPMJN duhet rinovuar pasi i mundëson qytetarit të punësohet pranë subjeketeve që merren me transportin e mjeteve jashtë norme
Baza ligjore:
Udhëzimi Nr.4447 datë 23.09.2003, “Për shoqërimin teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve në kushte jo normale”.”
Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kërkesave për shërbimin e shoqërimit teknik në procesin e kryerjes së transporteve në kushte jonormale me mjete jashtë norme.
Shoqërimi teknik kryhet nga subjekte të autorizuara për këtë shërbim ose të shoqëruara nga Policia Rrugore
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dëshmia, të cilës i ka mbaruar afati;
- Raport mjeko ligjor me tre vula;
- Fotografi;
- Mandatpagesa.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për rinovim të Dëshmisë së Aftësie Profesionale për Mjete Jashtë Norme DAPMJN";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Autorizimi firmoset dhe vuloset nga Drejtoria Rajonale, më pas niset në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ku siglohet dhe sekretohet. Dosja i kalon Drejtorise së Kualifikimeve profesionale e cila kontakton kandidatin për testim me gojë.
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë
Periudha e vlefshmërisëAfati kohor maksimal i përcaktuar në aktet nën ligjore është 3 muaj nga data e aplikimit
Kostot800 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al