LinkButtonLinkButton

Aplikim për certifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetëse (të udhëtarëve)

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Aplikim për certifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetëse (të udhëtarëve)
Certifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetëse (të udhëtarëve) është dokumenti i lëshuar nga autoriteti që ka kompetencën, i cili vërteton që mjeti është i autorizuar për transportin e udhëtarëve për subjektin e pajisur me Licensë në linjën e rregullt ndërqyetase. Baza ligjore; - Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016, i ndryshuar

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Leja e qarkullimit 1. Certifikata e kontrollit teknik të mjeteve
2. Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit 2. Certifikata e kalibrimit të tahografit
3. Regjistrimi i mjeteve në QKB 3. Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik
4. Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton 4. Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti
5. Certifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve 5. Kontratë qeraje
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për certifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetëse (të udhëtarëve)"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Autorizimi firmoset dhe vuloset nga Drejtoria Rajonale, më pas niset në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
2 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1vit, 2 vjet, 3 vjet (max deri në përfundim të afatit të Licensës)

Kostot
1 vit - 1500 lekë ;
2 vjet – 3000 lekë;
3 vjet - 4500 etj.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin