LinkButtonLinkButton

Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, ambientale

Kontaktet
Tel:  (+355 4) 6315 764
E-mail:  info.gsa@gsa.gov.al
Adresa:  Rruga "Myslym Keta", Tiranë (Shqipëri) Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, ambientale
Shërbimi elektronik "Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, ambientale" i ofrohet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që të aplikojnë online për kryerjen e oponencave teknike për studime të ndryshme në fushat e gjeoshkencave, të kryera nga subjekte private ose shtetërore. Baza ligjore: • Ligji nr. 111/2015 “ Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh) ”; • Ligji nr. 9936, datë 26. 06. 2008 “ Për menaxhimin e sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë ”; • VKM Nr. 550, datë 15.7.2020 “Për miratimin e formularëve të kërkesës për miratimin, në parim, për dhënien me koncesion të përdorimit të burimit ujor, e lejes/autorizimit për përdorim burimi ujor, veprimtari ndërtimore në brigje, veprimtari në shtratin e burimit ujor, shkarkime të lëngshme, përdorimin dhe ripërdorimin e ujërave të përdorura, të ndotura, të dokumenteve shoqëruese, të procedurës së shqyrtimit e të vendimmarrjes, të formateve të lejes, të autorizimit, të kushteve të posaçme dhe të afateve të vlefshmërisë së tyre”; • Udhëzimi i përbashkët me Nr. 5105/5, datë 19.08.2021 dhe 11557/3, datë 31.08.2021 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për shërbimet me të tretët që kryhen nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Studimi dhe materiali grafik që kërkohet t'i bëhet oponenca sipas rastit; - Harta dhe material tjetër grafik shoqërues i studimit.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, ambientale"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësohet formulari elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Konfirmohet pagesa. - Njoftimi bëhet me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania rreth shërbimit të kërkuar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
35 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Kostot janë specifike sipas dokumentit gjeologjik të kërkuar, bazuar në tarifat e përcaktuar në Udhëzimin e përbashkët me Nr. 5105/5, datë 19.08.2021 dhe 11557/3, datë 31.08.2021 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për shërbimet me të tretët që kryhen nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar”.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin