Shërbimi elektronik "Studime në fushën e Gjeoshkencës" i ofrohet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që të aplikojnë online për kryerjen studimeve të ndryshme në fushat e gjeoshkencave, të kërkuara nga subjekte private ose shtetërore.
Baza ligjore:
• Ligjin nr. 111/2015 “ Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh) ”;
• Ligjin nr. 9936, datë 26. 06. 2008 “ Për menaxhimin e sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
• Kostot janë specifike sipas dokumentit gjeologjik të kërkuar, bazuar në tarifat e përcaktuar në Udhëzimin e përbashkët me Nr. 5105/5, datë 19.08.2021 dhe 11557/3, datë 31.08.2021 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për shërbimet me të tretët që kryhen nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar”.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Studime në fushën e Gjeoshkencës";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësohet formulari elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Konfirmohet pagesa.
- Njoftimi bëhet me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania rreth shërbimit të kërkuar.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit90 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotKostot janë specifike sipas dokumentit gjeologjik të kërkuar, bazuar në tarifat e përcaktuar në Udhëzimin e përbashkët me Nr. 5105/5, datë 19.08.2021 dhe 11557/3, datë 31.08.2021 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për shërbimet me të tretët që kryhen nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar”.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al