LinkButtonLinkButton

Aplikim për akreditimin e ofruesve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë

Kontaktet
Tel:  +355 42452286
Adresa:  Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 84 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për akreditimin e ofruesve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për akreditimin e ofruesve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë
"Akreditimi i ofruesve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë" është shërbimi elektronik i cili i jep mundësinë subjekteve të aplikojnë online për dokumentimin, shqyrtimin, verifikimin dhe në fund të miratimin/apo refuzimin e tyre nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Baza ligjore: - LIGJ Nr.10 107, datë 30.3.2009 PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjin nr. 51/2013, datë 14.2.2013) (Ndryshuar me ligjin nr.76/2015,datë 16.7.2015; - VENDIM Nr. 440, datë 17.5.2017 PËR PËRCAKTIMIN E STANDARDEVE, TË KRITEREVE DHE PROCEDURAVE TË AKREDITIMIT TË OFRUESVE TË AKTIVITETEVE TË EDUKIMIT NË VAZHDIM PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË, te ndryshuar

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Statuti ligjor i ofruesit/Ekstrakt i QKB 2. Bilanci financiar i vitit të fundit 3. Lista e punonjësve e vërtetuar nga zyra e tatimeve 1. Listën e të gjitha vendimeve të marra nga QKEV lidhur me miratimin, refuzimin, anullimin ose rishikimin e numrit të krediteve për aktivitetet e edukimit në vazhdim të organizuara në 5 vitet e fundit nga data e aplikimit për akreditim 2. Kopje të skanuar të cdo vendimi të sipërpërmendur 3. Kontratat e punës /shërbimit/ konsulencës për çdo punonjës, anëtarët e komitetit shkencor, koordinatori/ët shkencorë apo persona të tjerë që lidhen me menaxhimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim. Këto kontrata duhet të përfshijnë përshkrimin e punës për çdo person 4. Plani i detajuar i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për 6 muaj deri në një vit nga data e aplikimit për akreditim të ofruesit. Plani i aktiviteteve të shoqërohet me vlerësimin e nevojave të profesionistëve për edukimin në vazhdim, sipas kategorive të tyre 5. Kontratë pronësie ose qeraje e mjediseve të zyrave të ofruesit 6. Pagesa e tarifës së akreditimit.
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për akreditimin e ofruesve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Pas mbërritjes së aplikimit bëhet verifikimi i dokumentacionit nga struktura përgjegjëse; sugjerimi për dokumentacion shtesë nga specialistet e ASCKSHSH; verifikimi i dokumentacionit të plotësuar rishtas plotësimi i formularëve vlerësues të procesit dhe dokumentacionit nga stafi i akreditimit dhe nga expertët e fushës; monitorimi i aktivitetit. - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania për miratimin apo refuzimin e akreditimit. - Ofruesi fiton fillimisht statusin: "Ofrues i përkohshëm i akredituar" dhe mbas një periudhe 2 vjecare aplikon për të përfituar statusin "Ofrues i përhershëm i akredituar"

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
6 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Statusi i Ofruesit të përkohshëm është i vlefshem për një periudhë 2 vjecare.
Statusi i Ofruesit të përhershëm është i vlefshëm për një periudhë 5 vjecare.

Kostot
Për akreditim të përkohshëm të ofruesit, kosto është 50,000 lekë (shkarkoni faturën)
Për akreditim afatgjatë dhe rinovim akreditimi, kosto është 100,000 lekë (shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin