LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë

Kontaktet
Tel:  +355 42452286
Adresa:  Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 84 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë
"Regjistrimi në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë" është një shërbim elektronik i cili u mundëson të gjithë profesionistëve të shëndetësisë të përfshirë në programin e certifikimit të bëjnë regjistrimin e tyre në Regjistrin Kombëtar të Certifikimit të Profesionistëve. Ky shërbim mundëson regjistrimin e profesionistëve në programin e certifikimit: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ofrojnë shërbime shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore. Baza ligjore: - Ligji Nr.10 107, datë 30.3.2009 "Për kujdesin shëndetsor në Republikën e Shqipërisë"; - Vendimi Nr. 789, datë 22.9.2015 "Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistë të shëndetsisë";

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Leje e ushtrimit të profesionit lëshuar nga Urdhri Profesional përkatës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania për regjistrimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin