LinkButtonLinkButton

Aplikim për akreditim të aktiviteteve të edukimit në vazhdim

Kontaktet
Tel:  +355 42452286
Adresa:  Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 84 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për akreditim të aktiviteteve të edukimit në vazhdim
"Aplikim për akreditim të aktiviteteve të edukimit në vazhdim" është shërbimi elektronik i cili i jep mundësinë subjekteve të aplikojnë online për dokumentimin, shqyrtimin, verifikimin dhe në fund të miratimin/apo refuzimin e tyre nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Nëpërmjet këtij shërbimi akreditohen aktivitete të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e shëndetësisë dhe kujdesit shoqëror, si konferenca/trajnime/wokrshope të ofruara nga shoqata mjekësore, institucione të ofrimit të kujdesit shëndetësor etj. Baza ligjore: - Ligji Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në republikën e shqipërisë” (Ndryshuar me ligjin nr. 51/2013, datë 14.2.2013) (Ndryshuar me ligjin nr.76/2015,datë 16.7.2015); - VKM Nr. 788, datë 22.9.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të procesit të akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë” (Ndryshuar me VKM nr.304, datë 5.4.2017; nr.418. datë 4.7.2018); - VKM nr 848 dt 28.10.2020 “Për standartet, kriteret e procedurat e akreditimit të AEV të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror, si dhe të ofruesve të tyre”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti a. Dokumentet për aktivitet të ri: - Materialet didaktike; - CV të lektorëve; - Mandatpagesat e akreditimit (vetëm për rastet kur aktiviteti nuk zhvillohet për stafin e organizatës/institucionit që e ofron atë); - Dokumentet ligjore të ofruesve; - Programi; - Materiale mbështetëse. b. Dokumentet për aktivitet përsëritës: - Programi i aktivitetit të përsëritur; - Mandatpagesat e akreditimit (vetëm për rastet kur aktiviteti nuk zhvillohet për stafin e organizatës/institucionit që e ofron atë).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për akreditim të aktiviteteve të edukimit në vazhdim"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Pas mbërritjes së aplikimit bëhet verifikimi i dokumentacionit nga struktura përgjegjëse; sugjerimi për dokumentacion shtesë nga specialistet përkatës; verifikimi i dokumentacionit të plotësuar rishtas; plotësimi i formularëve vlerësues të procesit dhe dokumentacionit nga stafi i akreditimit dhe nga expertët e fushës; monitorimi i aktivitetit. - Dokumenti i vulosur dërgohet në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania për miratimin apo refuzimin e akreditimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit

Periudha e vlefshmërisë
3 vjet

Kostot
Për aplikimet për aktivitet shëndetësor të ri, tarifat janë si mëposhtë:
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 100, kosto është 10,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 100, kosto është 20,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 300, kosto është 40,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 1 - 3 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 5,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 4 - 6 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 8,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 7 - 15 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 12,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 15 - 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 15,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje mbi 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 20,000 lekë (shkarkoni faturën)

Për aplikimet për aktivitet shëndetësor përsëritës, tarifat janë si mëposhtë:
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 100, kosto është 5,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 100, kosto është 10,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 300, kosto është 20,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 1 - 3 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 2,500 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 4 - 6 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 4,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 7 - 15 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 6,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 15 - 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 7,500 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje mbi 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 10,000 lekë (shkarkoni faturën)

Për aplikimet për aktivitet shoqëror të ri, tarifat janë si mëposhtë:
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 100, kosto është 10,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 100, kosto është 20,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 300, kosto është 40,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 1 - 3 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 5,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 4 - 6 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 8,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 7 - 15 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 12,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 15 - 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 15,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje mbi 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 20,000 lekë (shkarkoni faturën)

Për aplikimet për aktivitet shoqëror përsëritës, tarifat janë si mëposhtë:
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 100, kosto është 5,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 100, kosto është 10,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për konferenca/kongrese/leksione/AEV në distancë me një numër pjesëmarrësish më të madh se 300, kosto është 20,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 1 - 3 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 2,500 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 4 - 6 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 4,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 7 - 15 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 6,000 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje 15 - 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 7,500 lekë (shkarkoni faturën)
- Për trajnime/workshop/seminare me kohëzgjatje mbi 30 ditë, me një numër pjesëmarrësish më të vogël se 50, kosto është 10,000 lekë (shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin