LinkButtonLinkButton

Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012
Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012” u mundëson subjekteve tregtare, pas prishjes, pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), të transferojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të shoqërisë tregtare, e cila zotëron të gjithë titujt apo aksionet/kuotat e kapitalit të shoqërisë që prishet (shoqëria përthithëse). Baza ligjore: - Ligji nr. 110/2012 për Bashkimin Ndërkufitar të Shoqërive Tregtare; - Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar; - Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”; - Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: -Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin; - Dokumentacioni shoqerues, i cili provon të dhënën që regjistrohet (vendimi i organit pergjegjes dhe/ose akti juridik, apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet). - Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin; - Ngarko dokumentacionin e nevojshëm; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit"; - Vendosni kodin e nënshkrimit dhe klikoni butonin “Nënshkruaj” - Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së; - Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim); - Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania; Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
QKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit. Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.

Periudha e vlefshmërisë
Në rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin