Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012” u mundëson subjekteve tregtare, pas prishjes, pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), të transferojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të shoqërisë tregtare, e cila zotëron të gjithë titujt apo aksionet/kuotat e kapitalit të shoqërisë që prishet (shoqëria përthithëse).
Baza ligjore:
- Ligji nr. 110/2012 për Bashkimin Ndërkufitar të Shoqërive Tregtare;
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Aktin e Përfaqësimit (në rast se aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor);
- Vendimi i asamblesë së përgjithshme për bashkimin;
- Projektmarrëveshja e bashkimit hartuar nga përfaqësuesit ligjor të shoqërisë;
- Raporti i hollësishëm i bashkimit hartuar nga përfaqësuesit ligjor të shoqërisë, së bashku me pasqyrat financiare dhe raportet e ecurisë së veprimtarisë së shoqërisë për tre vitet e fundit, apo të gjitha pasqyrat financiare dhe raportet e ecurisë së veprimtarisë, nëse shoqëria është regjistruar prej më pak se tre vjetësh;
- Raporti i bashkimit hartuar nga eksperti/ët e licencuar të pavarur;
- Opinionin e dhënë nga përfaqësuesit e punëmarrësve (nëse ka);
- Deklarimi mbi caktimin e noterit të autorizuar.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni të dhënat në formular dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës;
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit8 (tetë ) orë pune
Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al