Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me krijimin e shoqërisë së re” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër tregtare të themeluar rishtazi (shoqëria e re). Kjo këmbim të emetimit për ortakët/aksionarët e shoqërisë objekt të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë së re dhe, nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10 % e vlerës nominale ose, në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 110/2012 për Bashkimin Ndërkufitar të Shoqërive Tregtare;
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”; - Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Aktin e Përfaqësimit (në rast se aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor);
- Marrëveshja e bashkimit;
- Vendimi i asamblesë së përgjithshme për miratimin e marrëveshjes së bashkimit.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim nga shoqëria objekt për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me krijimin e shoqërisë së re";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni të dhënat në formular dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës;
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit8 (tetë ) orë pune
Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al