LinkButtonLinkButton

Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje sipas Nenit 3(1)(a) të Ligjit Nr. 110/2012

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje sipas Nenit 3(1)(a) të Ligjit Nr. 110/2012
Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje sipas Nenit 3(1)(a) të Ligjit Nr. 110/2012” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër ekzistuese (shoqëria përthithëse). Kjo në këmbim të emetimit në favor të ortakëve/aksionarëve të shoqërisë objekt, të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë përthithëse dhe nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10% e vlerës nominale ose në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit. Baza ligjore: - Ligji nr. 110/2012 për Bashkimin Ndërkufitar të Shoqërive Tregtare; - Ligji 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar; - Ligji nr.9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”; - Ligji nr.10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Aktin e Përfaqësimit (në rast se aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor); - Vendimi i asamblesë së përgjithshme për bashkimin; - Projektmarrëveshja e bashkimit hartuar nga përfaqësuesit ligjor të shoqërisë; - Raporti i hollësishëm i bashkimit hartuar nga përfaqësuesit ligjor të shoqërisë, së bashku me pasqyrat financiare dhe raportet e ecurisë së veprimtarisë së shoqërisë për tre vitet e fundit, apo të gjitha pasqyrat financiare dhe raportet e ecurisë së veprimtarisë, nëse shoqëria është regjistruar prej më pak se tre vjetësh; - Raporti i bashkimit hartuar nga eksperti/ët e licencuar të pavarur; - Opinionin e dhënë nga përfaqësuesit e punëmarrësve (nëse ka); - Deklarimi mbi caktimin e noterit të autorizuar.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje sipas Nenit 3(1)(a) të Ligjit Nr. 110/2012"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet; - Pas dërgimit të aplikimit çështja merret në shqyrtim nga nëpunësi i autorizuar i QKB; - Nëpunësi shqyrton aplikimin dhe merr vendim përkatës për çështjen; - Subjektit aplikues i dërgohet përgjigje në mënyrë elektronike me e-mail si dhe tek "Hapësira ime" në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
8 (tetë ) orë pune

Periudha e vlefshmërisë
Në rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin