LinkButtonLinkButton

Certifikatë çregjistrimi

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Certifikatë çregjistrimi
Nëpërmjet shërbimit elektronik "Certifikatë çregjistrimi" bizneset mund të marrin në kohë reale çertifikatën e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me vulë elektronike, me vlerë të plotë ligjore, pasi të jetë kryer aplikimi per çregjistrimin e subjektit dhe miratuar kërkesa e dërguar. Baza ligjore : - - Ligji nr.9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar;

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Certifikatë çregjistrimi"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin përkatës elektronik; - Klikoni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur” në faqen e fundit të formularit; - Certifikata do te shkarkohet menjëherë në shfletuesin tuaj e vulosur elektronikisht. Certifikatën e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin