Shërbimi elektronik "Aplikim për certifikatë rezidence për individët" ju mundëson qytetarëve pajisjen me certifikatën e rezidencës me vulë elektronike, dokumentin vërtetues të pagesës së detyrimeve tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri me qëllim shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në çdo shtet me të cilët Shqipëria ka një marrëveshje/koventë tatimore.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për certifikatë rezidence për individët";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni shtetin ku do të depozitohet certifikata e rezidencës;
- Zgjidhni vitin fiskal për të cilën kërkohet certifikata e rezidencës;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Pas përpunimit të kërkesës për certifikatën e rezidencës nga Drejtoria e Tatimeve, ju do të njoftoheni me e-mail për miratimin apo refuzimin e kërkesës;
Vërtetimin e përfunduar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit1 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al