Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftimin e projekt ndarjes (ndarje në favor të shoqërive ekzistuese) faza 1” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online dhe të riorganizohen nëpërmjet ndarjes. Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose më shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi.
Baza Ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji Nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Dokumentacioni shoqerues, i cili provon të dhënën që regjistrohet (vendimi i organit pergjegjes dhe/ose akti juridik, apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet).
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për njoftimin e projekt ndarjes (ndarje në favor të shoqërive ekzistuese) faza 1"”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarko dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “Dergo kodin e nënshkrimit” ;
- Pasi aplikanti, vendos kodin e nënshkrimit, i jep komandën “Nënshkruaj”;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës (Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.
Kostot Pa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al