LinkButtonLinkButton

Aplikim për njoftimin e ndarjes (ndarje në favor të shoqërive të themeluara rishtazi) faza 1

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për njoftimin e ndarjes (ndarje në favor të shoqërive të themeluara rishtazi) faza 1
Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftimin e ndarjes (ndarje në favor të shoqërive të themeluara rishtazi) faza 1” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online dhe të riorganizohen nëpërmjet ndarjes. Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose me shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi. Baza ligjore: - Ligji nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar; - Ligji nr.9901, datë 14..4.2017 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”; - Ligji Nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Ligji nr.9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”; - Ligji nr.10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Projektmarrëveshja e ndarjes; - Raporti i ndarjes hartuar nga përfaqësuesit ligjor të shoqërisë; - Vendimi i gjykatës për emërimin e ekspertëve të licencuar të pavarur; - Raporti i ndarjes hartuar nga ekspertët e licencuar të pavarur; - Pasqyrat financiare të shoqërisë, për te paktën tre viteve të fundit - Raportet e administrimit të detyrueshme për publikim, të të paktën tre viteve të fundit.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për njoftimin e ndarjes (ndarje në favor të shoqërive të themeluara rishtazi) faza 1"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni të dhënat në formular dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj; - Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB; - Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës; - Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
8 (tetë ) orë pune

Periudha e vlefshmërisë
Në rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin