Shërbimi elektronik “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012)” u mundëson qytetarëve të marrin online vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore. Vërtetimi me vulë elektronike gjenerohet menjëherë online për çdo person të punësuar apo të vetëpunësuar dhe përmban të dhëna duke filluar nga viti 2012.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012)”;
- Klikoni butonin "Përdor" për të parë dhe shkarkuar vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore si i punësuar me vulë elektronike.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "
Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al