LinkButtonLinkButton

Kërkesë për rezervim emri

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Kërkesë për rezervim emri
Shërbimi elektronik, "Kërkesë për rezervim emri" u vjen në ndihmë qytetarëve të dërgojnë kërkesën online për rezervim emri për regjistrim pranë QKB-së. Rezervimi i emrit, gjatë afatit të vlefshmërisë së parashikuar në këtë ligj, pengon të tretët të rezervojnë emra të njëjtë ose të ngjashëm, apo të regjistrojnë subjekte me të njëjtin emër ose emra të ngjashëm. Baza ligjore: - Ligji 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar; - VKM nr. 537, datë 01.08.2007 “ Për Rregullat për emrat dhe Emërtimet Tregtare”; - Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”; - Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojiten dokumente shoqëruese

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; (Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik); - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për rezervim emri”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi kërkesë për rezervim emri; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Kliko butonin “ Dërgo kodin e nënshkrimit; - Vendos kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj” - Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së; - Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Miratim/ Refuzim); - Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania;

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
QKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit. Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.

Periudha e vlefshmërisë
30 ditë, nga data e rezervimit.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin