Shërbimi elektronik "Kërkesë për korigjimin të të dhënave, sipas nenit 65 të Ligjit 9723/2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar", ju jep mundësinë, personave të interesuar, të kërkojnë korrigjimin e: pasaktësive, gabimet e shtypit ose gabimet e tjera të dukshme të këtij lloji, të bëra gjatë regjistrimeve, të cilat rezultojnë qartë nga dokumentacioni i depozituar dhe nuk cënojnë vlefshmërinë e regjistrimi.
Baza ligjore:
- Ligji 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm- Dokumenti i identifikimit të aplikantit;
Kujdes: Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës. Në të kundërt përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për korigjimin të të dhënave, sipas nenit 65 të Ligjit 9723/2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik, me të dhënat e nevojshme mbi kërkesën për korrigjim
Kujdes: Korrigjimi i gabimeve, konstaton korrigjimin e një aplikimi të miratuar në regjistrin tregtar, për pasojë, duhet të përzgjedhni numrin e aplikimit që pretendoni të korrigjoni dhe ta përshkruani gabimin e ndodhur në këtë aplikim.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “ Dërgo kodin e nënshkrimit;
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe klikoni butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania;
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 65 të Ligjit 2007/9723 dhe vëren përmbushjen e kushteve, kryen korrigjimin në regjistrin tregtar, brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al