Shërbimi elektronik “Aplikim për rilidhjen e kontratës vjetore me Agjencitë dhe Farmacitë e tregut të hapur ” u vjen në ndihmë importuesve dhe Shpërndarësve farmaceutikë të cilët kanë kontratë me Fondin dhe kërkojnë të rinovojnë kontratën me hyrjen në fuqi të Listës së barnave të rimbursuara.
Baza ligjore:
Komisioni i ngritur nga Fondi vepron në bazë të VKA nr. 71, datë 22.12.2015, i ndryshuar dhe udhëzimit nr. 3, datë 23.07.2021.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Kopje të licencës së ushtrimit të aktivitetit lëshuar nga QKB |
1. Kopjen e Certifikatës së ushtrimit të profesionit, për drejtuesin teknik lëshuar nga Urdhri i Farmacistëve |
2. Kopje e certifikatës së regjistrimit tatimor, NIPT/NUIS |
2. Inventarin e gjendjes fizike të barnave të rimbursuara, gjendjen në datën e hyrjes në fuqi të LBR së re |
3. Vërtetimin, nga prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë, që subjekti farmaceutik administratori dhe ortakët nuk janë nën hetim nga prokuroria |
3. Inventarin e gjendjes fizike të barnave të skaduara |
4. Deshmi penaliteti |
4. Listën e Barnave Aneksi 1 (në aneksin 1 përshkruhen barnat e rimbursueshme që importohen nga firmat prodhuese farmaceutike), kjo vetëm për importuesit farmaceutik |
|
5. Kopjen e Autorizimit/Kontratës, nga Mbajtësi i Autorizuar për Tregtim, vendas apo i huaj, për tregtimin e barnave të regjistruara në Shqipëri, kjo vetëm për importuesit farmaceutik |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për rilidhjen e kontratës vjetore me Agjencitë dhe Farmacitë e tregut të hapur ";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin, ngarkoni dokumentet dhe dërgoni aplikimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit ( deri ne hyrjen ne fuqi te LBR se re).
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al