Shërbimi elektronik “Aplikim për lidhje kontrate me Importuesit/ Shpërndarësit Farmaceutik/ Importuesit e Fishave të Diabetit” u vjen në ndihmë subjekteve që të lidhin kontratë për herë të parë me Fondin ose pas një periudhe ndërprerje.
Baza ligjore:
- VKA nr. 72 datë 22.12.2015, i ndryshuar si dhe Udhëzimi nr. 9 datë 28.06.2019
-VKM nr.58, datë 01.02.2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.61, datë 3.2.2017, të Këshillit të Ministrave ,“Për miratimin e paketave të pajisjeve mjekësore të rimbursueshme”, të ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikata e regjistrimit tatimor lëshuar nga QKB |
1. Inventari i gjendjes fizike të barnave/pajisjeve mjekesore (fisha diabeti) të rimbursuara |
2. Dëshmi penaliteti për administratorin/përfaqësuesin ligjore |
2. Inventari i gjendjes fizike të barnave/pajisjeve mjekësore (fisha diabeti) të skaduara |
3. Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë që subjekti, administratori/përfaqësuesi ligjor dhe ortakët nuk janë në hetim nga prokuroria |
3. Lista e Barnave Aneksi 1 barnave/pajisjeve mjekësore (fisha diabeti) (shkarko këtu) |
4. Kopje e Licencës së ushtrimit të aktivitetit lëshuar nga QKB |
4. Kopje të faturave hyrëse, të cilat duhet të justifikojnë gjendjen fizike të barnave//pajisjeve mjekesore (fisha diabeti) të inventarit të dorëzuar |
|
5. Kopje të certifikatës së regjistrimit të pajisjes mjekësore (fisha diabeti, aparati, etj) nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore |
|
6. Deklarata doganore për importuesit farmaceutik |
|
7. Kopje e Autorizimit/Kontratës, nga Mbajtësi i Autorizuar për Tregëtim, vendas apo i huaj, për tregëtimin e barnave të regjistruara në Shqipëri, kjo vetëm për importuesit farmaceutik |
|
8. Kopje e Certifikatës së ushtrimit të profesionit, për drejtuesin teknik lëshuar nga Urdhëri i Farmacistëve |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për lidhje kontrate me Importuesit/ Shpërndarësit Farmaceutik/ Importuesit e Fishave të Diabetit";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin, ngarkoni dokumentet dhe dërgoni aplikimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
Periudha e vlefshmërisëKontrata 1 vjecare me të drejtë rinovimi nga Drejtoritë Rajonale përkatëse
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al