Shërbimi elektronik “Aplikim për lidhjen e kontratës për herë të parë me Agjencitë dhe Farmacitë e tregut të hapur ” u vjen në ndihmë subjekteve që të lidhin kontratë për herë të parë me Fondin ose pas një periudhe ndërprerje, të cilët importojnë ose shpërndajnë barna të Listës së barnave të rimbursuara.
Baza ligjore:
Komisioni i ngritur nga Fondi vepron në bazë të VKA nr. 71, datë 22.12.2015, i ndryshuar dhe udhëzimit nr. 3, datë 23.07.2021.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Kopje të licencës së ushtrimit të aktivitetit lëshuar nga QKB |
1. Genplani/Planimetria e mjedisit mbi 50m2 (15m2 agjencia) të jetë në shkallën 1:100 |
2. Kopje të certifikatës së regjistrimit tatimor, NIPT/NUIS lëshuar nga QKB |
2. Plan vendosja e lëshuar nga një arkitekt/inxhinier të jetë në shkallën 1:500 |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për lidhjen e kontratës për herë të parë me Agjencitë dhe Farmacitë e tregut të hapur";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin, ngarkoni dokumentet dhe dërgoni aplikimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit ( deri në hyrjen në fuqi te LBR së re).
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al