Shërbimi elektronik “Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi (1993-2013)” u mundëson qytetarëve të marrin online vërtetimin për pagesën e kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi.
Ky shërbim ofrohet në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi (1993-2013)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin;
- Pas procesimit vërtetimin mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit45 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al