LinkButtonLinkButton

Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi

Kontaktet
Tel:  +355 42 224 537
E-mail:  info@turizmi.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1. Tiranë Tiranë

Video udhëzuese
Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi
Shërbimi elektronik "Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi" u mundëson subjekteve që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi, ose kërkojnë të vendosin strukturë shërbimi në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, të bëjnë kërkesë online për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, në përputhje me VKM nr. 171, datë 27.03.2019 “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar. Përzgjedhja e subjekteve për lidhje e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, bëhet sipas prioritetit të mëposhtëm: - Subjekti të disponojnë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese; - Subjekti të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, në afërsi me stacionin e plazhit; - Në rast se nuk ka strukturë akomoduese apo interes nga strukturat akomoduese si më sipër, subjekti të disponojë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi pranë strukturës; - Në mungesë të strukturave akomoduese apo të strukturave të shërbimit si më sipër, subjekti mund të bëjë kërkesë për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 9, të vendimit nr.171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar, njëkohësisht me kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, sipas përcaktimeve, të cilat do të parashikohen me urdhër të ministrit përgjegjës të turizmit. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2. Kontrata për dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë stacion plazhi bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) dhe ka afat nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vjet. (Për çdo stacion plazhi aplikimi bëhet i veçantë.)

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti kur plotësohet kërkesa e aplikimit: - Plani i operimit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi dhe strukturë shërbimi sipas rastit, sipas këtij formati: Plani i operimit; - Foto të jashtme të qarta të strukturës akomoduese/së shërbimit, të cilat të identifikojnë strukturën akomoduese / e shërbimi në raport me hapësirën e plazhit, si dhe foto të qarta të hapësirës së plazhit për të cilën është bërë kërkesa; - Projekti arkitektonik (shoqëruar me relacionin përkatës dhe foto të objektit apo zonës ku do të ndërtohet), në rast se subjekti kërkon vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit. Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti pas kualifikimit paraprak: - Planvendosja përkatëse për sipërfaqen konkrete të miratuar të stacionit të plazhit, pas negocimit midis subjektit të kualifikuar dhe NJVV që do të jepet për shfrytëzim si stacion plazhi, përfshirë edhe brezin e shërbimeve sipas rastit, e miratuar nga të dyja palët; - Vërtetimi i pagesës, i kryer në llogari të njësisë respektive të Vetëqeverisjes Vendore, në përputhje me tarifat e miratuara, për sipërfaqen e negociuar; Vendore, në përputhje me tarifat e miratuara, për sipërfaqen e negociuar; - Pagesa e detyrimit në bashki për sipërfaqen e miratuar të strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, në rast se subjekti kërkon vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit; - Vërtetimi nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore.

Hapat e procedurës
Faza I (Aplikimi) - Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni kërkesën, sipas formatit standard; - Përzgjidhni numrit identifikues përkatës të stacionit të plazhit duke u referuar në hartën dixhitale të hapësirave të lejuara dhe bashkëlidhni dokumentacionin e kërkesës; - Kërkesa e paraqitur i shkon për shqyrtim Grupit Teknik të Shqyrtimit të Aplikimeve (GTSHA); - Pas shqyrtimit të kërkesave, në rast se konstatohet mungesë apo paqartësi dokumentacioni, GTSHA-ja njofton menjëherë subjektin nëpërmjet portalit e-Albania për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm; - Në rast se subjekti nuk i plotëson kriteret dhe/ose dokumentacioni pas kërkesës për plotësim mbetet i paplotësuar brenda afatit të kërkuar, GTSHA-ja refuzon përfundimisht kërkesën nëpërmjet portalit e-Albania; Faza II (Negociimi) Në rast se subjekti plotëson kriteret dhe dokumentacioni i paraqitur rezulton i plotë, GTSHA-ja njofton subjektin nëpërmjet portalit e-Albania dhe njofton elektronikisht Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Njësinë përkatëse të Vetëqeverisjes Vendore, me qëllim plotësimin e dokumentacionit shtesë si më poshtë: - Planvendosja përkatëse për sipërfaqen konkrete të miratuar të stacionit të plazhit, pas negocimit midis subjektit të kualifikuar dhe NJVV që do të jepet për shfrytëzim si stacion; - Gjenerimi i mandat pagesës vjetore të sipërfaqes së stacionit të plazhit, nga ana e NJVV si palë përfituese, sipas tarifave vendore në fuqi ku të detajohet detyrimi financiar vjetor për përdorimin e sipërfaqes së stacionit të plazhit dhe për ngritjen dhe shfrytëzimin e strukturave të shërbimit, sipas rastit, si dhe vërtetimi i pagesës së kryer nga ana e subjektit. Përjashtimisht, subjektet, që paraqesin kërkesën për lidhjen e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, sipas shkronjës “ç”, të pikës 7, të nenit 14, paraqesin gjenerimin e mandatpagesës të përcaktuar më lart, nëpërmjet portalit e-Albania, para nënshkrimit të kontratës; - Pagesa e detyrimit në bashki për sipërfaqen e miratuar të strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, në rast se subjekti kërkon vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit; - Vërtetimi nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore. Faza III (Lidhja e kontratës dhe lëshimi certifikatës) - Pas plotësimit të dokumentacionit shtesë si më sipër, GTSHA-ja miraton në portalin e-Albania kërkesën përkatëse dhe AKB-ja njofton menjëherë subjektin dhe NJVV-në për nënshkrimin e kontratës. Para nënshkrimit të kontratës, subjekti duhet të paraqesë marrëveshjen e noterizuar me vrojtuesin e plazhit (shoqëruar me certifikatën përkatëse të kualifikimit), e vlefshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, si dhe vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e stacioneve të plazhit, vetëm për subjektet që kanë kërkuar lidhjen e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, sipas shkronjës “ç”, të pikës 7, të nenit 14.”; - Në përfundim të nënshkrimit të kontratës, subjekti pajiset me certifikatën e përdorimit të stacioneve të plazhit. Çdo informacion në lidhje me aplikimin tuaj do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania. Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Certifikata e përdorimit të Stacionit të Plazhit është e vlefshme për periudhën 1 maj deri në 15 nëntor të çdo viti për të cilin është lidhur kontrata.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin