"Aplikim i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës" është një shërbim elektronik i cili u mundëson qytetarëve të plotësojnë formularin e aplikimit online për të kryer pajisjen për herë të parë me pasaportë ose për të kryer rinovimin kur pasaporta aktuale është lëshuar para datës 31 Dhjetor 2011.
Aplikimi mund të kryhet për vetë personin, për fëmijët nën 16 vjeç nga prindërit si dhe për personin nën kujdestari apo me prokurë.
Ky shërbim mund të përdoret vetëm nga shtetasit shqiptar rezident në Republikën e Shqipërisë, dhe ofrohet në përputhje më Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 289, datë 02.09.2020, “Për përcaktimin e procedurës për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Nëse aplikimi kryhet për ju personalisht:
- Nevojitet ngarkimi i fotografisë në standardin 4x5cm dhe formatin jpg, jpeg ose png;
- Në rast se aplikimi është emergjent - nevojitet ngarkimi i kopjes së kuponit emergjent;
Nëse aplikimi kryhet nga prindi për fëmijën nën 16 vjeç:
- Nevojitet ngarkimi i fotografisë në standardin 4x5cm dhe formatin jpg, jpeg ose png;
- Në rast se aplikimi është emergjent - nevojitet ngarkimi i kopjes së kuponit emergjent;
Nëse aplikimi kryhet për personin nën kujdestari apo me prokurë:
- Nevojitet ngarkimi i fotografisë në standardin 4x5cm dhe formatin jpg, jpeg ose png;
- Prokura ose vendimi gjyqësor që autorizon kryerjen e aplikimit nga një person tjetër;
- Në rast se aplikimi është emergjent - nevojitet ngarkimi i kopjes së kuponit emergjent.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni tipin e aplikimit "Aplikim për veten", "Aplikim për fëmijën nën 16 vjeç" ose "Aplikim për personin nën kujdestari apo me prokurë";
- Plotësoni fushat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin shoqërues të nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit;
- Pas shqyrtimit të aplikimit ju do të njoftoheni me sms dhe e-mail per miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia.
- Pjesë e mesazhit të miratimit do të jetë edhe linku ku ju duhet të rezervoni datën dhe orën për t'u paraqitur fizikisht me qëllim vijimin e aplikimit.
Kujdes! Ditën që do të paraqiteni fizikisht për të vijuar me aplikimin, ju duhet të keni me vete kuponin që do të duhet ta dorëzoni pranë Zyrës së ALEAT.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit1 ditë për aplikim emergjent; 1-7 ditë për aplikim normal.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al