LinkButtonLinkButton

Vërtetim Debie OSHEE

Kontaktet
Tel:  +355 42 274141
E-mail:  ankesajuaj@oshee.al
Adresa:  Bulevardi " Gjergj Fishta",Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Njësia Administrative Nr.7,1023, Tiranë Shqipëri Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim Debie OSHEE
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Vërtetim Debie OSHEE
Vërtetimi i debisë lëshohet në zbatim të: “Rregullorja mbi kushtet e pergjithshme te kontrates se shërbimit universal te furnizimit me Energji Elektrike për klientët fundor” Miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 15, datë 10.01.2018; Çdo kërkese e individëve ose subjekteve tregtare të cilët janë mbajtës të një kontratë furnzimi të shërbimtit universal me energji elektrike; Vendim Nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar; Procedurave për marrjen e lejeve minerare; Rregullores uniforme të kontrollit dhe zhvillimit të territorit për ndërtimet e reja; Kërkesave për përftimin e kompensimit të energjisë elektrike; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008 “Per mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
A.1 Subjektit Aplikues Jo-familjar: - Numrat e kontratave të energjisë që i korrespondojnë të gjitha adresave të rregjistruara në QKB/ Rregjistrin e OJF; - Në rast se kërkuesi nuk është administrator i shoqërisë mbajtëse e kontratës/ve, është e nevojshme paraqitja e një dokumenti autorizimi me shkrim shoqëruar me kopjen e kartës ID të administratorit të shoqërisë mbajtës i kontratës/ve. A.2 Aplikuesi familjar: - Lista e gjithë kontratave të Energjisë që ka individi dhe qyteti në të cilën ndodhet kontrata; - Në rast se kërkuesi nuk është mbajtësi i kontratës/ve, është e nevojshme paraqitja e një dokumenti autorizimi me shkrim shoqëruar me kopjen e kartës ID të mbajtësit të kontratës/ve në emer të të cilit do të lëshohet vërtetimi; Shënim mbi dokumentacionin për të gjithë aplikuesit: 1 Subjektet që kanë me shumë 10 kontrata nevojitet qe listimi të bëhet në një file excel të numrave të kontratave të energjisë që i korrespondojnë të gjitha adresave të rregjistruara në QKB (numri 16 karaktere për kontratat e lidhura para 1 janarit 2019 dhe 9 karaktre për kontratat e lidhura nga 2019 dhe në vijim, e gjeni lart djathtas të fatura zëri Kodi i Klientit. Nese ju nuk jeni i sigurt lutemi bashkëlidhni faturën tuaj ose kopje te librezës). 2 Në rast se objekti është me qera dhe ju nuk rezultoni mbajtës i kontratës se furnizimit pranë FSHU sha. lutemi bashkangjisni kontratën e qerase me subjektin përkatës. 3 Në rast se objekti është në pronësi tuaj dhe ju nuk rezultoni mbajtës i kontratës se furnizimit pranë FSHU sha. lutemi bashkangjisni dokumentin përkatës të pronës. 4 Në rast së ju nuk rezultoni mbajtës i kontratave lutemi aplikoni për këtë shërbim pranë qendrave të shërbimit të klientit te FSHU sha. ose në www.oshee.al/online , duke berë të mundur që tju shërbejmë më mire në të ardhmen.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim Debie OSHEE”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Kërkesa e subjektit i kalohet stafit përkatës për trajtim ; - Stafi trajtues kontrollon detyrimet dhe përgatit vërtetimin në formatin e nevojshem; - Vërtetimi firmoset elektronikisht nga titullari dhe i dërgohet subjektit kërkues.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
5 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Deri në emetimin e faturës pasardhëse të energjisë elektrike

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin