LinkButtonLinkButton

Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve

Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 32/3, datë 02.03.2022 për shfuqizimin e Urdhrit nr. 99, datë 10.02.2021 "Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit" janë hequr kufizimet për lëvizjen brenda vendit dhe bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë online për t'u pajisur me leje qarkullimi për transportin e punonjësve të deklaruar ose ofrimin e shërbimeve të tyre.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni 1 nga 2 opsionet qe i përshtatet profilit të biznesit;

-Në rast se ju nevojitet “Leje për transport për stafin” :

- Përzgjidhni opsionin "Transport stafi";
- Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, datën si dhe plotësoni të dhënat e automjeteve me të cilat do të kryhet transporti i punonjësve;
- Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania;
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet "Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve":

- Përzgjidhni opsionin "Qarkullim për shërbimet e subjekteve";
- Plotësoni të dhënat mbi listën e automjeteve, punonjësit e stafit, dhe arsyet për të cilat do të kryhet lëvizja;
- Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania, dhe është i vlefshëm vetëm brenda fashës së lejuar;
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse punonjësit e subjekteve kanë leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe nuk disponon email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Duke filluar nga data 3 Mars 2022 janë hequr kufizimet e lëvizjes në të gjithë vendin Nisur nga kjo datë nuk aplikohet më për autorizime për leje qarkullimi për nevojat e subjekteve.
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin