LinkButtonLinkButton

Aplikim për rinovim autorizimi targe provë

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për rinovim autorizimi targe provë
Shërbimi elektronik "Aplikim për rinovim autorizimi targe provë" i mundëson subjekteve të aplikojnë online për rinovimin e targës provë të lëshuar. Baza ligjore: - Kodi Rrugor, neni 97.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Konfirmim nga DPSHTRR 1. Autorizim nga subjekti, për një person me gjeneralitet e tij
2. Licencë profesionale "shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përpunuara" me kodin 7.3.B.1,d dhe 7.3B.2
3. Leje qarkullimi ekzistuese
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për rinovim autorizimi targe provë”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
66 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
1000 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin