Shërbimi elektronik "Aplikim për pajisje me certifikatë ATP ndërkombëtare" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me dokumentin që i lejon të kryejnë transport ndërkombëtar.
Për realizimin e transportit për këtë kategori, nevojitet Certifikata që lëshohet nga DRSHTRR.
Mjeti duhet të plotësojë kërkesat e nevojshme që tregohen në dokumentet e lëshuar nga organet kompetente.
Baza ligjore:
- Ligji 8308, datë 18.03.1998, i ndryshuar, neni 39.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Raporti i ekzaminimit në origjinal nga Qendra e Inspektimit.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pajisje me certifikatë ATP ndërkombëtare”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit22 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëNga 1 deri në 5 vjet
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al