Shërbimi elektronik "Certifikatë e Kontrollit Teknik të Sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me leje transporti (autorizim) ndërkombëtar multilateral shumë udhëtimësh dhe për një periudhë të caktuar kohe, për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave ndërmjet dy ose më shumë shteteve anëtare të Forumit të Transportit Ndërkombëtar.
Baza ligjore:
- Udhëzimi nr. 15, datë 24.07.2007, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Kontrolli teknik për çdo mjet SGS;
- Leje qarkullimi ekzistuese;
- Kontrolli teknik.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë e Kontrollit Teknik të Sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit22 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëDeri në 1 vit
Kostot1500 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al