Shërbimi elektronik "Pajisje me Certifikatë Trajnimi ADR për herë të parë" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pajisje me Certifikatë Trajnimi ADR.
Çdo drejtues mjeti që transporton mallra të rrezikshme duhet të jetë i pajisur me Cerifikatë Trajnimi ADR. Aplikantët të cilët aplikojnë për pajisje me Certifikatë, duhet të jenë mbi 20 vjeç dhe të kenë 1 vit eksperiencë në drejtimin e mjeteve mbi 3.5 ton.
Baza ligjore:
- Marrëveshja Europiane të ADR;
- Ligji 118/2012 "Për transportin rrugor të mallrave të rrezikshme".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim banimi |
1. Fotokopje e Lejes së Drejtimit |
|
2. Fotografi |
|
3. Mandat pagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Pajisje me Certifikatë Trajnimi ADR për herë të parë”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 muaj nga data e aplikimit
Periudha e vlefshmërisë5 vjet
Kostot16100 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al