LinkButtonLinkButton

Aplikim për zëvendësim të Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për zëvendësim të Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP
Shërbimi elektronik "Zëvendësim i Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për zëvendësimin e Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP. Të gjithë drejtuesit e veprimtarive të ndërmarrjeve të transportit rrugor mund të aplikojnë për t'u pajisur me Certifikatën e Kompetencës Profesionale CKP. Baza ligjore: - Vendim Nr.325, datë 19.3.2008 për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë1 (ndryshuar me VKM nr.194, datë 9.03.2011; nr.520, datë 13.07.2016) i përditësuar, si dhe udhëzimit Nr.5.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Zëvendësim i Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
5 ditë punë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të vlefshmërisë së Certifikatës së mëparshme

Kostot
1 Certfikatë kushton 800 lekë (përfshihen 4 Certifikata).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin