LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me targë prove

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për pajisje me targë prove
Shërbimi elektronik "Aplikim për pajisje me targë prove" i mundëson subjekteve të aplikojnë online për pajisjen me targa provë, të cilat përdoren për mjetet e paregjistruara, që janë në pronësi të subjekteve që qarkullojnë për prova teknike, eksperimentale ose konstruktive, demonstrime apo transferime për arsye shitje ose kolaudime. Targa provë lëshohet së bashku me autorizimin, i cili është i vlefshëm për 1 vit dhe me librin e lëvizjes me targë provë, i cili plotësohet nga personi i autorizuar për çdo lëvizje të kryer. Në mjetin që qarkullon për provë duhet të jetë i pranishëm zotëruesi i autorizimit ose personi i autorizuar prej tij. Me targë provë mund të pajisen: - Subjektet e licencuara me kodin VII.3.B.2. Në këtë rast jepen deri në 5 targa prove për subjekt; - Subjektet e licencuara me kodin VII.3.B.1/d. Në këtë rast jepen deri në 2 targa prove për subjekt; - Subjekte të regjistruara në QKB me objekt aktiviteti shitblerjen e mjeteve të përdorura. Në këtë rast jepet vetëm 1 targë prove për subjekt. Po kështu bëhet dhe rinovimi i Autorizimit për qarkullim prove. Baza ligjore: - Kodi Rrugor, neni 97.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Konfirmim nga DPSHTRR; - Autorizim nga subjekti për një person me gjeneralitetet e tij; - Licencë profesionale" shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura" me kodin 7.3.B.1 dhe 7.3.B.2; - Leje qarkullimi ekzistuese.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pajisje me targë prove”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
66 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
5000 lekë (1500 lekë – tarifa e pagesës për 1 targë provë; 1000 lekë – tarifa e pajisjes me Autorizim; 2500 lekë – tarifa e pajisje me librin e lëvizjes).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin