LinkButtonLinkButton

Aplikim për rinovim të Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për rinovim të Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP
"Certifikate e Komptencës Profesionale" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me dokumentin e vlefshëm për drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor. Aplikanti i cili disponon CKP duhet të aplikojë tre muaj përpara mbarimit të afatit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku ka venbanimin. Dosja e aplikantit së bashku me tarifat përkatëse përcillen për në DPSHTRR,e cila pasi protokollohet në DPSHTRR dhe siglohet nga titullari i dërgohet për ndjekje Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale. Aplikanti njoftohet për trajnim pasi të jenë bërë 10 aplikime(sipas ligjit duhen të marrin pjes në trajnim jo më pak se 10 aplikantë). Pas trajnimit aplikanti pajiset me Certifikatat e Komptencës Profesionale që i tërheq pranë DPSHTRR. Baza ligjore: - VENDIM Nr.325, datë 19.3.2008 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PRANIMIN NË VEPRIMTARINË E OPERATORIT TË TRANSPORTIT RRUGOR TË MALLRAVE DHE TË UDHËTARËVE, SI DHE PËR NJOHJEN E DOKUMENTEVE ZYRTARE, TË CAKTUARA PËR KËTA OPERATORË1 (Ndryshuar me VKM nr.194, datë 9.03.2011; nr.520, datë 13.07.2016) i përditësuar, si dhe Udhëzimit Nr.5

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Rinovim i Certifikatës së Kompetencës Profesionale CKP”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
5 vjet

Kostot
1 orë trajnimi është 400 lekë (numri i orëve varet nga arsimi dhe nëse ka qënë drejtues teknik 3 vitet e fundit)
1 certifikatë kushton 800 lek (janë 4 Certifikata)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin