LinkButtonLinkButton

Aplikim për rinovim të Certifikatës së Trajnimit ADR

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për rinovim të Certifikatës së Trajnimit ADR
Shërbimi elektronik "Rinovim i Certifikatës së Trajnimit ADR" ju mundëson qytetarëve të aplikojnë online për rinovimin e certifikatës. Cdo drejtues mjeti që transporton mallra të rrezikshme duhet të jetë i pajisur me Cerifikatë Trajnimi ADR. Rinovimi i Certifikatës së Trajnimit ADR kryhet cdo pesë vjet në bazë të Marrëveshjes Europiane të ADR si dhe Ligjit 118/2012 Për transportin rrugor të mallrave të rrezikshme, të gjithë drejtuesit që janë të pajisur me Certifikatë Trajnimi ADR duhet të aplikojnë për rinovim tre muaj para mbarimit të afatit pasi i nënshtrohen trajnimit dhe testimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetim banimi 1. Fotokopje e Lejes së Drejtimit
2. Fotokopje të Certifikatës ADR
3. Fotografi
4. Mandatpagesa
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Rinovim i Certifikatës së Trajnimit ADR”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
1 muaj nga data e aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
5 vjet

Kostot
6500 lek

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin